“Më ke shitur, më ke sakatuar”/ Prishet një tjetër aleancë në shtëpi? (VIDEO)

Pavarësisht se janë konsideruar shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe madje pjesë e grupit, Erjola dhe Juli herë pas herë kanë patur edhe debate.

Ditën e sotme, teksa kanë qenë në oborr, Juli dhe Erjola kanë diskutuar me njëri-tjetrin, ku Juli ka akuzuar Erjolën se është afruar shumë me Romeon dhe nuk e shet shokun e saj të ri ndërsa sipas Julit, atë e ka shitur dhe sakatuar.

Pjesë nga biseda në oborr:

Juli: Aaa Erjola, nuk e shet shokun tënd të ri

Erjola: Hahhaa shokun tënd të ri.

Juli: Ndërsa mua më ke shitur, më ke sakatuar në sy të gjithëve.

Erjola: Romeo ka qenë personi që e kam goditur që prej fillimit.

Juli: Lëre lëre se nuk ka gjë, nuk ka problem.

Erjola: Çfarë përgjigje pretendon ti të të jap unë dhe po e mbyll unë gojën.

Juli: Nëse nuk ka asgjë, ti duhet të kishe shkuar atje dhe të kishe thënë se emrin tënd nuk duhet ta përdorë për të gënjyer njerëzit.

Erjola: Ai tha se “a e di se çfarë marrëdhënie njerëzore kam unë me atë gocën?”

Juli: Jo i tha Eglës, kam folur unë për këtë çështje dhe e di unë.

Erjola: Më lër ta kuptoj se çfarë po ndodh. Kam folur me atë dhe ai më ka bërtitur mua për këtë gjë.

Related posts

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)

ÇPO NDODH?! Aldo i dashuruar me Danjën? Banori ia thotë troç! (VIDEO)

“Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon keq Eglin! (VIDEO)