Me flamur mes ultrasve, Skuka kujton kohën te Partizani; mesazhi nuk do i pëlqejë tifozëve të Tiranës (FOTO)

Xhuliano Skuka është padyshim një nga lojtarët më të dashur për tifozët e Partizanit. Pavarësisht largimit nga “Demat” ai shpeshherë e ka treguar që klubin kryeqytetas e ka në zemër.

Diçka të tillë e ka treguar edhe me anë të një ripostimi që i ka bërë një video në TikTok. Por jo vetëm që ka treguar dashurinë për Partizanin, por shpreh dhe urrejtjen që ka ndaj Tiranës.

“Të urrej përgjithmonë o Tironë” është diçitura e videos të postuar nga tifozët e kuq. Në krahun tjetër sulmuesi nuk ka nguruar për ta ripostuar duke “thumbuar” kështu tifozët bardheblu.

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit