Me dhjetë lojtarë Partizani triumfon në Durrës, penalltia e Kahrimanovic nuk shpëton dot Erzenin nga telashet

Partizani fiton 1-2 në “Niko Dovana” ndaj Erzenit dhe qëndron në garë për titullin kampion, ku gjithsesi Tirana mbetet e favorizuar (bardheblutë kanë dy pikë më shumë dhe një takimin me tepër në dispozicion për të zhvilluar).

“Demat” u treguan cinikë ndaj shijakasve, që bënë volum loje në pjesën e parë, por u ndëshkuan në fraksionin e dytë nga Da Silva dhe Hoti. Diferenca bëhet në pjesën e dytë, me Partizani që gjen golin në të 60-tën me Da Silva, i asistuar me zgjuarsi me gjoks nga Telushi pas ekzekutimit të goditjes së lirë nga Rrapaj.

Vetëm dy minuta më vonë, Rrapaj humb mundësinë për të dyfishuar shifrat, godet jashtë. Në të 84-tën, Sota u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por inferioriteti numerik nuk e pengoi Partizanin të shënonte golin e dytë me Engjëll Hotin.

Në minutat shtesë Kahrimanobic shkurtoi në 1-2 diferencën me 11-metërsh, por nuk pati më kohë që Erzeni të barazonte rezultatin. Me këtë humbje Erzeni komplikon pozitat në renditje, pasi në rast suksesi të Kukësit me Teutës do të zbresë në vendin e tetë.

Related posts

E FUNDIT/ Egnatia mëson emrin e kundërshtarit, ja me kë do të luajë në raundin e parë të Championsit

FOTO/ “A ma jep stadiumin për dasmë”, Alban Xhaferi ironizon keq kryebashkiakun Benet Becin: Do ftoj teze, hallë dhe daja…

Dinamo me fat, kalon në raundin e dytë të Conference League pa luajtur; zbulohet shuma financiare që përfiton