Cristiano Ronaldo vendosi të nisë një aventurë të re jashtë arenës së madhe të futbollit evropian, duke u transferuar në Arabi tek Al Nassr me një pagë prej 200 milionë eurosh në sezon, që përbën një rekord absolut në historinë e futbollit, por jo vetëm.
Gjithsesi, si asnjëherë më parë, në këtë operacion nuk mori pjesë agjenti Jorge Mendes, që prej disa vitesh ka pasur një marrëdhënie gati vëllazërore me portugezin. Së fundmi është raportuar se raporti mes kësaj dysheje është thyer përfundimisht.
Gjithçka ka nisur në verën e kaluar. Manchester United nuk arriti të kualifikohet në Champions League dhe Ronaldo kërkoi një skuadër të re për të qëndruar në arenën e madhe të futbollit. Në fund Mendes nuk e arriti këtë mision, pasi ish-trajneri i Chelseas, Tuchel, e refuzoi 39-vjeçarin.
Dëshira e portugezit ishte edhe Bayern Munchen, por gjermanët nuk kishin ndërmend të bënin një çmenduri financiare dhe vendosën të tërhiqen. Pas kësaj, Ronaldo është ndier i zhgënjyer nga agjenti i tij, i cili sipas portugezit, duhet ta kishte ndihmuar pikërisht tani që kishte nevojë.
“Më dërgo te Chelsea ose Bayern, në të kundërt mes nesh mbyllet gjithçka”, mësohet të ketë qenë ultimatumi i fundit i portugezit, që tashmë nuk ka asnjë raport me ish-shokun e tij të ngushtë Mendes, të cilit në të shkuarën i ka bërë dhurata miliona euroshe.