Me 10 lojtarë dhe 120 minuta lojë, Egnatia tregon karakter ndaj Vllaznisë; rrogozhinasit rikthehen në finale

Egnatia

Vllaznia nuk ia del përballë Egnatias në Loro Boriçi. Në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës, shkodranët barazuan 1-1 me rrogozhinasit, teksa u penalizuan nga humbja e ndeshjes së parë me shifrat 1-0.

Vllaznia e nisi mirë ndeshjen duke qenë se kaloi në avantazh në minutën e 29 me anë të Rejan Alivodës. Një avantazh që për kuqeblutë zgjati përgjatë gjithë 90-minutëshit, me sfidën që iu drejtua kohës shtesë.

GOLI I ALIVODËS

U duk se koha shtesë do të shkonte ters për rrogozhinasit pasi Albano Aleksi la të tijtë në inferioritet numerik, pasi mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 92.

KARTONI I ALEKSIT

Megjithatë, në minutën e 103, Montenegro shënoi për Egnatian dhe i dhuroi në fund skuadrës së tij biletën e finales më datë 14 maj në Air Albania, aty ku do të sfidojë Kukësin.

GOLI I MONTENEGROS

Related posts

Valur denoncon në UEFA Vllazninë për ngjarjet e fundit, rrezikohet ndeshja e kthimit në Shkodër

Dinamo bën lëmsh merkaton, firmos dhe pas dy ditësh ndërpret bashkëpunimin me lojtarin (FOTO)

Pogradeci e nis pretendime merkaton, drejt zyrtarizimit me ish-futbollistin e Elbasanit (FOTO)