Mbyllet pjesa e parë Shqipëri-Bullgari, Laçi bën stadiumin të shpërthejë, ja momenti i golit (video)

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot një miqësore të rëndësishme ndaj Bullgarisë, ku trajneri Silvinjo do të ketë mundësinë të shohë në veprim disa futbollistë që nuk kanë pasur shumë minutazh deri tani gjatë kualifikueseve.

Në miqësoren e tij në të parë në drejtimin e Kombëtares, Silvinjo ka bërë 6 ndryshime në krahasim me sfidën e luajtur pak ditë më parë përballë Çekisë. Kështu, në rreshtim janë tashmë Strakosha, Balliu, Mihaj, Laçi, Uzuni dhe Muçi, të cilët do të kenë mundësinë që të tregojnë aftësitë e tyre në ndeshjen e sotme për të bindur trajnerin që janë të gatshëm për një fanellë titullari.

41’ GOOOL SHQIPËRIA! Laçi i jep avantazhin e shumëpritur kuqezinjve pa snëj aksioni me kombinim të Mitajt me Uzunin nga e majta.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)