Mbyllet numërimi në Tiranë/ Erion Veliaj rikonfirmohet me një fitore të thellë në krye të bashkisë

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gazetarja Klesiana Omeri raporton se tashmë numërimi për kryetar bashkie në Tiranë ka përfunduar.

Gazetarja shprehet se votat e kutisë së fundit të numëruara, pritet të pasqyrohen nga KQZ.

Me gjithë votat që nuk janë reflektuar ende, Erion Veliaj është fitues me një rezultat tejet të thellë, me 54,69 përqind të votave.

Belind Këlliçi i “Bashkë Fitojmë” ka marrë 34,58 përqind, i ndjekur nga Arlind Qori me 4,77 përqind, Roland Bejko me 4,27 përqind,  Marko Dajti me 0,97 përqind dhe Lajla Përnaska me 0,73 përqind.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025