Mbyllet kampionati me “mirëkuptime”, Partizani merr trofeun, Teuta mbetet jashtë Europës, Bylis e Kastrioti në të parën

Janë mbyllur 3 ndeshjet e tjera të Abissnet Superiore. Vllaznia ka arritur të fitojë 2-1 ndaj Byl;isit në “Adush Muça”. Një triumph për shkoadranët që i siguron edhe kualifikimin në Europë, pasi ndodhet në vendin e 4-të me 50 pikë, 2 më shumë se Laçi që fitoi 3-0 ndaj Kastriotit. Kurbinasit renditen në vendin e 5-të.

Me 48 pikë renditet Teuta në vendin e 6-të, ku pas humbjes ndaj Partizanit 1-0 nuk i aka dalë të sigurojë europën. Fitore të rëndësishme mori dhe Kukësi ndaj Egnatias në “Egnatia Arena”. Verilidorët fituan 1-0 ndaj vendsave dhe sigurojnë qëndrimin mes më të mirëve për sezonin e ardhshëm, teksa renditen të 7-të në klasifikim me 45 pikë.

Humbja me Vllazninë ka bërë që Bylisi të rikthehet në Kaategorinë e parë, pasi nuk ia doli dot të siguronte mbijetesën.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)