Mbushet Korça nga qindra qytetarë! Me flamuj dhe tullumbace blu presin Bashën/ Kryedemokrati: Nuk ka të ndalur ardhja e njerëzve! Këto janë ditët e fundit të Ramës

tullumbace blu

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur ditën e sotme nga qindra qytetarë në Korçë. Rrugët e Bulevardit u mbushën me tullumbace ngjyrë blu dhe me flamuj të PD-së.

Në fjalimin e tij përballë qytetarëve Basha u shpreh se korçarët kanë tetë vite që po vuajnë për bukë e se koha e ndryshimit do të vijë në pak ditë. Teksa kujtoi se kanë mbetur dhe katër ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Basha tha se Rama i ka ditët e numëruara.

Kryedemokrati tha se këto janë ditët e fundit të krimit, mafias dhe të gënjeshtrave.

Mirëse ju gjej. Mirëse ju gjej në këtë ditë të bekuar, ku sic shndërrin dielli, shndërrin fitorja në fytyrat tuaja. Se dhe 4 ditë na ndajnë nga fitorja e madhe. Kjo perlë e qytetarisë, e kulturës, e artit, ky vend që ka lindur burra dhe gra. Tetë vite me radhë është përdorur dhe keqpërdorur si të ishte oborri i lodrave të një njeriu. U pasurua kur korcarët vuanin për bukë. Tetë vite dështime, ngecje në vend. Nuk mbaruan, as rrugët që e gjetën gati. Janë ditët e fundit, se të dielën ia kthejmë Korçën korçarëve. Pas 8 vitesh gënjeshtrja, merr guximin që të trokasë në derë. Korca e ka marrë vendimin, e ka hapur zemrën për ndryshimin. Për rininë e mrekullueshme të Korcës që na krenon. Ti themi nënave se do ja fshijmë lotët. Siç shndërrin ky diell, shndërrin fitorja, besimi në fytyrat e korçarëve. E shoh dhe e prek kudo, nga jugu në veri dhe sot në sytë e cdo shqiptari dhe e socialistëve që kanë vendosur që të bëhen pjesë e ndryshimit të madh. Më 25 prill, do të jetë fitorja më e thellë për Shqipërinë. Do të jetë dita kur vota juaj do të rikthejë një qeveri për njerëzit. Nuk ka të mbaruar, ardhja e njerëzve në bulevard, nuk ndalet marshimi ynë, drejt fitores. Këtë e ka mësuar dhe Edi Rama. Këto janë ditët e fundit të krimit, marifeteve, të gënjeshtrave.”– tha Basha.

Related posts

ora e mitingut

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

Fatmir Xhafaj

Kapteri i Erion Veliajt! Ja kush është Fatmiri në përgjimet

Arben Ahmetaj

“Luftojmë kundër tre gjigandëve…”/ Kujt po i dërgon mesazh “misterioz” Arben Ahmetaj?!