Mbrojtje “e sakatuar” dhe nevojë për pikë, Erzeni në telashe para sfidës me Partizanin

Vendi i parafundit me 26 pikë në po kaq javë të zhvilluara, Erzeni po lufton fort me makthet e mbijetesës, dhe në këtë mënyrë duhet një sforco në javët e mbetura të Superiores. Humbja në kampionat ndaj Tuetës, dhe eleminimi i turpshëm ndaj Vllaznisë ka ndikuar në psikologjinë e lojtarëve që kërkojnë të dalin nga ky moment i keq.

Ditën e dielë, në orën 14:00, në Rrogozhinë Erzeni do të duhet të ndalë Partizanin, shijakasit ndërprenë bashkëpunimin me Bejzaden pas pesë ndeshjesh në stol, dhe rikthyen në detyrë Deliallisin. Tekniku është i bindur në kualitetet që ka skuadra, por problemi qendron në mungesat që do të ketë ndaj kryeqytetasve,sidomos në repartin e mbrojtjes. Anteo Osmanllari ka plotësuar numrin e kartonave dhe nuk është i gatshëm.

Peposhi nuk është në gjendje optimale pasi ka pësuar një tërheqje, situatë e njëjtë edhe për Nehar Sadikin. Shtatlarti i mbrojtjes vazhdon të ketë probleme fizike. Në këtë mënyrë Deliallisit i mbetet vetëm të improvizojë në prapavijë ndaj një kundërshtari që kërkon pike.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)