Mbrojtësi nuk kthehet te Partizani, klubi kryeqytetas zbulon miqësoret në Pogradec (EMRAT E KUNDËRSHTARËVE)

Partizani kreu dje stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Konferencës, teksa disa ditë më pas do të mësohet edhe kundërshtari i raundit të parë.

Trajneri Orges Shehi vijon ta ketë të reduktuar skuadrën. Mba, Maguette, Mensah dhe Sembene duhej të kishin mbërritur, por nuk e kanë bërë ende, teksa Bintsuka, Buxhelaj dhe Preka kanë qenë të angazhuar me kombëtaret dhe janë të justifikuar. Keko dhe Maguette, që janë në dyshim për një largim të mundshëm, vijojnë të jenë pjesë e ekipit.

Partizani është izoluar në raport me mediat edhe në këtë start të përgatitjeve për arsye që mbeten enigmatike. Sakaq, as Eljon Sota nuk i është bashkuar skuadrës në stërvitje dhe tashmë mund të quhet lojtar i lirë. Partizani ka publikuar dhe miqësoret që do të zhvillojë në Pogradec.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)