Mbrojtësi belg kritikon UEFA-n: Formati i Evropianit i padrejtë, ka skuadra që…

Formati i ri i Kampionatit Evropian të Futbollit nuk po i bind aspak lojtarët. Ky turne po luhet në 11 qytete dhe problemi është se, disa ekipe luajnë të gjitha ndeshjet e grupit në shtëpi (Spanjë, Itali, Danimarkë dhe Gjermani), ndërsa të tjera duhet të udhëtojnë në të gjithë Evropën për ndeshjet e tyre.

Sipas mbrojtësit të Belgjikës, Thomas Vermaelen, kjo është shumë e padrejtë.

“Ky format është i padrejtë. Ka skuadra që i luajnë ndeshjet e grupit në shtëpi dhe të tjera që duhet të udhëtojnë. Këto udhëtime nuk janë të mira për trupin e sportistit, sidomos në një turne kaq të shkurtër. Por, nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet ta pranojmë”, tha për “Daily Mail” lojtari i Vissel Kobe, në Japoni.

Belgjika, që përfundoi e para grupin B, luajti ndeshjen e parë dhe të fundit në Shën Pjetërsburg, ndërsa ndeshjen e dytë të grupit në Kopenhagen, ndërkohë që ka qenë e grumbulluar, në Belgjikë.

Tashmë, çerekfinalet do t’i luajë në Sevilje, duke u përballur edhe me ndryshimin e klimës nga Rusia në Spanjë.

Related posts

E FUNDIT/ Rrufe në qiell të hapur, presidenti i klubit vendos të largohet nga klubi i Superiores: Kam vendosur të hap një kapitull të ri në jetën time…

Përplasja me Bashkinë Shkodër, Bekim Balaj thotë fjalën e tij: E tepërt të largohemi për një koncert (video)

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore