“Mbreti” i Instagramit ul në tavolinë Noizyn dhe Stresin pas 15 vitesh armiqësi! (FOTO)

Pas 15 vitesh armiqësi me njëri-tjetrin, ku për gjithë këto vite është parë edhe rivaliteti mes dy reperëve shqiptarë, aq sa shpeshherë ka arritur deri në shoqërime në rajonet e policisë.

Dy reperët e famshëm nga Shqipëria të cilët dikur nuk i kursenin as “diss”-at për njëri-tjetrin, duket se viteve të fundit kanë bërë paqe.

Ka qenë rap-artisti Kozaku, ai i cili ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shihet nën shoqërinë e dy reperëve që dikur ishin rivalë.

“Noizy, Stresi, këta janë legjendat, të tjerë s’ka”, ka shkruar Koazk69 në mbishkrimin e fotografisë së përbashkët me reperët, emrat e vërtetë të të cilëve janë Arkimed Lushaj (Stresi) dhe Rigels Rajku (Noizy).

Të shumta kanë qenë komentet nga ana e ndjekësve të tij të shumtë, të cilët e kanë komplimentuar për faktin që arriti t’i bëjë bashkë pas kohësh në një tavolinë reperët në fjalë.

Tani fansat presin edhe një bashkëpunim mes dy reperëve, që me siguri do të vijë shumë shpejt dhe do t’i vendosë përfundimisht “vulën” pajtimit mes tyre.

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)