Mbrëmja me përfaqësuesit diplomatik/ Ja çfarë tha Rama për tensionet në veri të Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmje fundviti me përfaqësuesit diplomatik gjatë mbrëmjes së shkuar.

Gjatë fjalimit të tij para trupës diplomatike, Rama shprehu vlerësimin e tij, për faktin se Shqipërisë iu besua që të mirëpresë një tjetër samit, atë të Procesit të berlinit.

“E vërteta është se në këtë formë nuk zbatohet në shumë forca të tjera politike, qoftë ato të qendrës së djathtë, por ato që kanë zbatuar këtë metodë kanë vendosur standartet më të kartë të përfaqësimit në partinë e tyre. Ndaj dhe ne jemi shumë krenarë me ju, me të gjithë ata që morën pjesë në garë, me gjithë drejtuesit e simpatizantët që drejtuan këtë process. Ne dëshmua para shqiptarëve, përkushtimin tonë të plotë për votën e tyre. Nëqoftëse hidhen sytë në krahun tjetër që po e quajnë tani edhe mediat rëndomtë “sjpella”, aty gëlon ryshfeti, gëlon pengmarrja, aty përcaktojnë droga, krimi dhe bandit. Anëtarësia e Ps nuk ka më asnjë thënie, asnjë zë, tek qeveritarët e saj të ardhshëm, ata nuk përfaqësojnë më anëtarësinë, ata përfaqësojnë sekstin e rilindjes fund e krye

Jemi krenarë dhe të lumtur që na është kërkuar bashkëpunimi nga mikja jonë e madhe Gjermania, që pranverën e ardhshme të mirëpresim Samitin e Procesit të berlinit, e shohim si shprehje vlerësimi dhe respekti, për atë që Shqipëria po bën vazhdimisht, për të promovuar në mënyrë aktive, bashkëpunim rajonal, paqen dhe dialogun, lidhje më të ngushta me fqinjët e saj të Ballkanit Perëndimor, ndërveprimet mes njerëzve dhe biznesit, nga të gjitha vendet tona.

Do të bëjmë maksimumin që të jemi në lartësinë e duhur, në një Samit të paharrueshëm të Procesit të Berlinit, ashtu siç mirëpritëm një Samit të BE, që ka një mbrëse positive tek të gjithë ata, që erdhën për të marrë pjesë, udhëheqësit, stafet, personeli i BE, gazetarët, personat e sigurisë.”- tha Rama.

Më tej kryeministri u ndal edhe tek situata në Kosovë, ku shprehet se ky fundvit nuk është një periudhë e mirë për procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“E di, të gjithë e dimë, nuk është një fundvit i mirë për procesin e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.

Rritja e tensioneve në veri është, jo vetëm e padobishme, por thellësisht shqetësuese. Është e pabesueshme që na duhet të merremi vazhdimisht me shfaqjen e barrikadave, prapakthime në procesin e Berrlinit, dhe ekipe zjarrfikësisht të SHBA dhe BE, që vrapojnë për të shpëtuar makinërinë e negicimeve, nga flakët dhe retorika e rënduar poltike.

Së fundmi dëgjuar për kërkesa të bëra NATO-s për të futur trupa serbë. Kjo mund të jetë shashkë speciale e retorikës politike. E gjitha kjo është gtejet larg nga ajo që kemi neojë. Kosova nuk do të jetë më nën regjimin e Beogradit. Gjithcka duhet është vetëm dialog, dialog, dialog. Pjesa tjetër është vetëm politikë e keqe”, tha Rama.

Related posts

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt

Jepet masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vr@u Martin Canin! Ja çfarë vendosi Gjykata

Rriten lehtë monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 22 nëntor 2024