Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike/ Ja çfarë ka thënë Alibeaj

Ditën e sotme do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Ishte Komisioni i Rithemelimit që njoftoi një ditë më parë përmes deputetit Edi Paloka mbledhjen e këtij organi.

Këshilli i ri Kombëtar u zgjodh në Kuvendin e 30 prillit.

Paloka bëri të ditur se Këshilli Kombëtar do të mblidhet në orën 18.00 dhe gjatë kësaj mbledhjeje do të zgjidhet edhe kryetari i këtij organi të PD-së.

Po ashtu ai tha se do të mbajnë edhe një qëndrim për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Edi Paloka tha se Këshilli Kombëtar është i vetmi organ që mund përcaktojë qëndrimin e unifikuar të Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit.  Nga ana tjetër, Alibeaj tha se nuk do të ketë mbledhje të Këshillit dhe e cilësoi si institucion paralel.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…