Mblidhet Samiti i Jashtëzakonshëm në Bruksel për luftën/ Rama në rresht të parë me Biden, Johnson e Erdogan

Udhëheqësit perëndimorë janë takuar këtë të enjte në Bruksel ku pritet që bien dakord për të shtuar forcat e tyre në Evropën Lindore dhe për të rritur ndihmën ushtárake për Ukrainën, ndërsa sùlmi rus ndaj fqinjit të saj hyri sot në muajin e dytë.

Në foton para fillimit të samitit ajo që ra në sy ishte se kryeministri shqiptar Edi Rama ishte në rendin e parë me Biden, Johnson, Erdogan apo edhe Stoltenberg.

Në Bruksel, liderët perëndimorë pritej të paralajmërojnë Putinin se vendi i tij do të paguajë kosto “shkátërruese” për pùshtimin e Ukrainës gjatë një serie samitesh të NATO-s, G7 dhe Bashkimit Evropian të enjten dhe të premten.

“Ne duhet të sigurojmë që vendimi për të pùshtuar një vend sovran të pavarur të kuptohet si një dështim strategjik që mbart me vete kosto shkátërruese për Putinin dhe Rusinë,” tha kryeministri kanadez Justin Trudeau para parlamentit të BE-së.

Shtetet e Bashkuara kanë planifikuar të shpallin më shumë sanksione ndaj figurave politike dhe oligarkëve rusë, tha Shtëpia e Bardhë ditën e djeshme.

Dërgesa e parë e SHBA-së që përfshin një paketë e re ármësh prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën do të fillojë brenda ditës së ardhshme, tha një zyrtar amerikan i Mbrojtjes.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se aleanca do të rrisë forcat e saj në Evropën Lindore duke vendosur katër grupe të reja beteje në Bullgari, Hungari , Rumani dhe Sllovaki.

Uashingtoni tha se Biden dhe homologët e tij evropianë do të shpallin sanksione të reja kundër Rusisë dhe masa për të shtrënguar sanksionet ekzistuese. Megjithatë, diplomatët e BE-së hodhën poshtë pritshmëritë për sanksione të reja të mëdha.

Mbetet për t’u parë në vijim se çfarë do vendoset sot nga ky Samit i Jashtëzakonshëm.

Burimi: BBC

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024