Ka tejkaluar 75 milionë numri i të infektuarve me Covid-19, i regjistruar zyrtarisht në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.Sipas të dhënave nga Universiteti Amerikan i Johns Hopkins, numri i viktimave ka arritur në mbi 1.67 milionë.Ndërkohë në Indi janë regjistruar mbi 10 milionë të infektuar nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, ndërsa numri i viktimave ka arritur në mbi 145,000.Vendi më i prekur nga koronavirusi i ri mbeten Shtetet e Bashkuara, me pothuajse 17.4 milionë raste dhe 313,000 vdekje, e ndjekur nga India dhe Brazili.
Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor Gladys Berejiklian ka vendosur bllokim në Sidnei, pas zbulimit të shpërthimit të koronavirusit në zonën e “plazheve veriore” të metropolit australian, ku u infektuan 38 persona.