Ilir Meta, kreu i PL-së, politikani, i cili ka mbi 30 vite që ka provuar të gjitha postet shtetërore që është paguar me taksat e shqiptarëve del sot dhe vajton varfërinë dhe ikjen e tyre nga vendi.
Sipas Metës, Shqipëria është vendi me papunësinë më të lartë të të rinjve në Europë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se Qeveria është kthyer në asfiksuese e së ardhmes së të rinjve, rikthimi i shpresës dhe mbrojtja e familjes dhe vendit nga shpopullimi është kthyer në një mision mbarëkombëtar.
“Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, 79% e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë largohen nga vendi për shkak të pagave të ulta.
Tirana është ndër tri kryeqytetet me çmimet më të larta në Europë për blerjen e apartamenteve, duke penalizuar më së shumti çiftet e reja dhe duke ua bërë të pamundur të rinjve ndërtimin e familjes dhe të ardhmes së tyre në Shqipëri.
Ndërsa Qeveria është kthyer në asfiksuese e së ardhmes së të rinjve, rikthimi i shpresës dhe mbrojtja e familjes dhe vendit nga shpopullimi është kthyer në një mision mbarëkombëtar, për të cilin nuk do të ndalemi në asnjë moment”, ka shkruar Meta.