Mbeturinat në Kukës, qyteti ndotet edhe me maskat e hedhura kudo

Qyteti i Kukësit veçanërisht në zonat periferike të tij vazhdon të jetë i ndotur me papastërti nëpër rrugë, e parqe publike. Përveç plehrave të hedhura kudo, ne kete periudhe pandemie ndotjes i janë shtuar edhe maskat anticovid nga njerëz të papërgjegjshëm.

Maskat mbrojtëse ndaj koronavirusit nuk janë aspak të vlefshme nëse ato hidhen në ambientet e përbashkëta publike pasi përhapja e virusit Covid-19 përshpejtohet në këtë mënyrë.

Ashtu si edhe në disa zona të tjera të qytetit edhe në zonën e quajtur Zabel, vihet re ndotja e vendit nga maskat. Zona është afër spitalit të qytetit afër.

Kjo ka sjellë edhe shqetësim për banorët dhe për ata që kalojnë shpesh për të kryer sherbimet e tyre në spitalin rajonal të qytetit të Kukësit.

Mjekët këshillojnë që për të hequr maskën duhet kapur nga lidhëset dhe pas te mbyllet në nje qese te hidhet në kosh.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025