“Mban gjallë Empolin”, në Itali vlerësojnë paraqitjen e Etrit Berishës, momenti kur bllokon sulmuesin e Bolognas (video)

Etrit Berisha është duke kaluar një moment fantastik në Serinë A pas atij sezoni për t’u harruar te Torino. Portieri shqiptar vazhdon të mbajë vendin e parë në ekip, teksa portieri titullar i Empolit nuk është kthyer ende nga dëmtimi.

Por konkurrenca do të jetë e madhe pas formës fantastike të Berishës. Në ndeshjen e sotme, Empoli humbi me shifrat 3-0 kundër Bologna-s në transfertë. Por Etrit ka bërë disa pritje të bukura, ku ajo e minutës së 20 veçohet pasi u përgjigj bukur në rastin një kundër një. 

Në këtë përballje Berisha është vlerësuar me notën 6, përshkrimi për të ishte: Reagon mirë në rastin e Ndoye dhe e përsërit atë me Zirkzee me dy pritje që vlejnë një pjesë të madhe të pjesës së parë dhe mbajnë Empolin në këmbë. Ai nuk mund të bëjë asgjë në tirpletën e Orsolinit.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)