Transferim i bujshëm i Mentor Mazrekajt, sulmuesi firmos me kampionët (FOTO)

Mazrekaj

Mentor Mazrekaj është larguar përfundimisht nga Besa e Kavajës, por jo nga Kategoria e Parë. Ish-lojtari i Partizanit është transferuar tek skuadra e Ilirisë që u ngjit këtë vit në të Parën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kampion i Kategorisë së Dytë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Pas një sezoni në Kavajë, sulmuesi vendosi të largohej.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Iliria (@kfiliria.al)

Njoftimi zyrtar i Ilirisë:

Zyrtare!

KF Iliria njofton me kënaqësi afrimin e sulmuesit të njohur Mentor Mazrekaj!

Me një karrierë të pasur në futbollin shqiptar, Mazrekaj vjen si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të ekipit tonë.Sezonin e fundit ne 20 ndeshje ne kategorin e pare autor i 9 golave dhe 5 asist.

I njohur për tekniken e rafinuar, vizionin në lojë dhe eksperiencën e tij në nivelet më të larta, ai pritet të jetë një lider brenda dhe jashtë fushës.

Mirë se erdhe Mentor Mazrekaj!

Suksese me fanellën e Ilirisë!

LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Afrimi i dytë te Tirana, klubi bardheblu firmos me ish-kapitenin e njohur (FOTO)

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)