Besiktas bën lëvizjen surprizë, projekton shkëmbimin e Muçit me ish-lojtarin e Manchester United

Maxi Oyedele

E ardhmja e Ernest Muçit shfaqet larg Besiktasit. Sulmuesi i Kombëtares është lidhur mjaft shpesh në ditët e fundit, për një rikthim të bujshëm te Legia e Varshavës. Fillimisht mendohej me formulën e huazimit, por gjërat kanë ndryshuar tashmë. Besiktas, klubi turk është i interesuar për Maxi Oyedele te Legia dhe Muçi mund të përfshihet në shkëmbim.

Maxi Oyedele, 20-vjeçari polak luan në mesfushë dhe është produkt i akademisë së Manchester United. Në sezonin e parë te Legia ka spikatur me aftësistë e tij.
Te Besiktas pritshmëritë kanë qenë shumë të mëdha për Muçin. Te 24-vjeçari u krijua një presion, kur e gjithë skuadra nuk bënte mirë. Beshiktash do të ketë disa ndryshime në ekip dhe zërat e bëjnë Muçin një prej tyre.

DEKLARATA E ERNEST MUÇIT

“Nuk dua të qëndroj aty ku nuk më duan”, kjo raportohet nga Turqia t’u jetë thënë drejtuesve të Beshiktashit përmes agjentit të Muçit. Vetë klubi turk kërkon të arkëtojë rreth 12 milionë euro prej shitjes së tij. 24-vjeçari është pjesë e Besiktas nga shkurti i vitit të kaluar. Turqit paguan 10 milionë euro për ta transferuar nga Legia. Dhe pse nuk është konsideruar për një pjesë të ndeshjeve si titullar, Muçi ia ka dalë të shënojë 11 gola dhe të asistojë katër të tjerë. Fanellën e Beshiktashit ndërkohë e ka mbajtur veshur 55 herë.

LEXO ME SHUME:Situatë e vështirë te Tirana, dy titullarët drejt largimit nga klubi (EMRAT)

Related posts

E FUNDIT/ Rinovim me peshë për Partizanin, futbollisti pranon të vijojë pjesë e klubit kryeqytetas

Situatë e vështirë te Tirana, dy titullarët drejt largimit nga klubi (EMRAT)

E FUNDIT/ Final-Four drejt dështimit? Drejtori administrativ i FSHF-së tregon si qendron e vërteta