Matteo Renzi: Vaksinimi kundër Covid-19 në Itali të bëhet i detyrueshëm

Ish-kryeministri italian,  ka bërë thirrje sot që vaksinimi kundër koronavirusit të bëhet i detyrueshëm.

“Me gjithçka që kemi kaluar, nëse vaksina vjen, çfarë do të bëjmë? A i lëmë lirinë e zgjedhjes dhe i mbyllim të gjithë në shtëpi për tre muaj të tjerë? Vaksinat nuk janë opsionale: nëse ekziston një vaksinë e vlefshme, do të duhet të jetë e detyrueshme”, u shpreh Renzi.

Komentet e ish-liderit, i cili i la socialdemokratët në fund të vitit 2019 dhe themeloi partinë e tij, Italia Viva, bien ndesh me ato të kryeministrit Conte, i cili tha të dielën se vaksinimi duhet të jetë i mundur, por jo i detyrueshëm.

Italia deri më tani ka regjistruar më shumë se 250 000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 35 000 viktima.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën