Pogradeci në telashe, sulmuesi konfirmon largimin nga klubi: Drejtuesit e rinj morën këtë vendim…

Mateo Panadiç

Mateo Panadiç, sulmuesi është larguar dje paradite nga skuadra e Pogradecit. Lajmin e “divorcit” e konfirmojnë jo vetëm burimet pranë klubit pogradecar, por dhe vetë sulmuesi kroat.

DEKLARATA E PANADIÇ

“Tani e tutje nuk do të jem më pjesë e Pogradecit. Në skuadër, në këtë periudhë tranzicioni ndodhën shumë ndryshime. U larguan shumë lojtarë dhe drejtuesit e rinj morën këtë vendim. Sa i përket të ardhmes sime, jam duke shqyrtuar disa opsione dhe së shpejti do të vendos se ku do të luaj”.

Mateo Panadiç u bë pjesë e liqenore në merkaton e verës, ku në drejtim të skuadrës ishte trajneri shkodran, Samuel Nika. Gjatë aktivizimit në radhët e Pogradecit, sulmuesi 30-vjecar u aktivizua në dhjetë ndeshje, duke shënuar tre gola. Madje, golin e parë në këtë kampionat, e shënoi në premierën sezonale ndaj Kastriotit, ku në minutën e 24-t hapi serinë e një fitoreje të rëndësishme. Tashmë skuadra pogradecare është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës në transfertë, ku nesër do të ndeshet ndaj Apolonisë në “Loni Papuçiu”. Skuadra liqenore është në vendin e pestë në kuotën 30 pikëve dhe duhet ruajtur ky pozicion për të përfituar nga kalendari i fazës së tretë.

LEXO ME SHUME:Kategoria e Parë/ Zguro nderon Pogradecin, hap fals i Apolonisë dhe Kastriotit (REZULTATET)

Related posts

Keidi Bare bëhet “barrë” e klubit spanjoll, Real Zaragoza kërkon ta largojë me patjetër (ARSYEJA)

Elbasani, Gvozdenvic pa frikë për objektivat: Do luftojmë për Europën, jemi një klub i madh

Ishte drejt transferimit në Ukrainë, Egnatia bllokon shitjen e mbrojtësit

Comments are closed

Add Comment