Mashtronin të huajt nëpërmjet “Call center”, arrestohen dy persona në Tiranë

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Tiranë, të cilët dyshohen se kanë mashtruar shtetas të huaj përmes telefonit. Gjithashtu, Policia bën të ditur se ka sekuestruar edhe disa kompjuterë.

“Finalizohet nga strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me AMP-në Rajonale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, operacioni policor i koduar “Last Call”. Mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 2 shtetas.

Në pranga edhe 1 shtetas tjetër, i cili kishte mashtruar 2 të arrestuarit, me qëllim përftimin monetar, duke iu premtuar se do t’i mbronte nga Policia. Procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, punonjës në subjektin call center. Sekuestrohen njësi kompjuterike, USB, aparate celulare, blloqe me shënime me të dhënat e shtetasve të mashtruar, si dhe shuma të ndryshme monetare të përfituara nga mashtrimet”, thuhet në njoftim.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…