Masakra e Gërdecit, inxhinieri ushtarak lëshon deklaratën ‘tronditëse’: E ngritën pranë qendrave të banuara, shpërthyen…

15 mijë predha kanë shpërthyer në masakrën e Gërdecit më 15 mars të vitit 2008, që solli vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve. Kështu deklaroi inxhinieri ushtarak Memush Habili i ftuar në një program televiziv, duke nënvizuar se ishin shkelur të gjitha rregullat.

“Ka qenë një repart ushtarak ishin magazina tunele. Në mënyrë abuzive u ngrit si pikë për të çmontuar municionet e të gjitha llojeve që nga fishekët e thjeshtë e deri te munizonet e kalibrit të madh. Zakonisht këto pika ku demontohen kanë një disiplinë tepër të rreptë ashtu siç thashë për uzinat ushtarake. Difekti më i vogël atje i hedh në erë të gjithë ata që punojnë aty. Aty mungon disiplina.

 

Ishte shumë afër qendrave të banuara nuk lejohet. Ishin shkelur të gjitha kushtet normale që kërkohen për të kryer këtë operacion plus rregullave të tjera. Punonjësi që hyn brenda duhet të jetë i veshur me këpucë gome, rrugës kur lëvizin punonjësit dhe në vendet ku qëndrojnë bëhen disa tubo metalikë në mënyrë që të shkarkojnë ngarkesat metalike. Pastaj nuk lejohet sasia e madhe, përdoren të programuara, të caktuara. Atje vetëm municione artilerie shpërthyen 15 mijë predha. Të kishte qenë në Tiranë do ishte zhdukur Tirana.”

Related posts

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt

Jepet masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vr@u Martin Canin! Ja çfarë vendosi Gjykata

Rriten lehtë monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 22 nëntor 2024