Masakër në shkollën në Ugandë/ Rrëmbehen dhjetëra studentë, ja sa nxënës janë vrarë

Të paktën 25 persona janë vrarë në një shkollë në Ugandën perëndimore nga rebelët e lidhur me grupin e Shtetit Islamik.

Autoritetet vendase njoftojnë se 8 persona të tjerë ndodhen në gjendje kritike pas sulmit në shkollën e mesme Lhubiriha në Mpondwe.

“Deri më tani 25 trupa janë nxjerrë nga shkolla dhe janë transferuar në Spitalin Bwera”, tha zëdhënësi i policisë Fred Enanga në një deklaratë të shtunën. Ndërkohë, një numër studentësh janë ende të pagjetur dhe dyshohet se dhjetëra të tjerë janë rrëmbyer.

Policia njofton se sulmi i së premtes u krye nga Forcat Demokratike Aleate (ADF) – një grup ugandan me bazë në Republikën Demokratike të Kongos (DRC).

Sulmuesit kanë ikur drejt parkut kombëtar Virunga – parku kombëtar më i vjetër dhe më i madh në Afrikë. 

Në qershor 1998, 80 studentë u dogjën për vdekje në konviktet e tyre në një sulm të ADF-së në Institutin Teknik Kichwamba dhe më shumë se 100 studentë u rrëmbyen.

Related posts

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!

“Akt imoral dhe provokim”/ Vijojnë protestat në rrugët e Stambollit, karikatura e Profetit ndez revoltë te qytetarët

Pjesëtar i një rrjeti kriminal ndërkombëtar/ 50-vjeçari shqiptar bie në prangat e policisë franceze (EMRI)