“Nuk mendoj për Final-Four”,Mehmeti supersticioz. Martini gjen alibinë e humbjes: Ishim përgatitur për në Durrës, na lodhi rruga

Martini

Dinamo mori një fitore në frymën e fundit përballë Teutës falë një supergoli të Denisson në minutën e 93-të. Blutë marrin 3 pikë të arta që e katapultojnë në vendin e 4-të përpara Skënderbeut e Tiranës. Trajneri Dritan Mehmeti foli në lidhje me këtë duel, por edhe për pjesën e Final-Four.

KAMPIONATI– Në këtë pikë rëndësi kanë pikët. Duhet të ishim më të qetë, e nisëm keq lojën, duhej më shumë konfidencë. Çdo rezultat pozitiv është i rëndësishëm, por fitorja është qetësia mbi tortë. Të jep shumë qetësi dhe jemi të kënaqur.

LOJTARËT-Lojtarët janë të rëndësishëm të gjithë, pjesën e parë e kisha përgatitur në atë formë që të fitoja gjerësi. Linjat e qendrës së Teutës janë me 3 mbrojtësa të fortë dhe aktivizova Tahirin në të dytën. U futëm pak në panik në 20 minutat e para të ndeshjes, kjo është edhe tension që kanë lojtarët. Besoj se pjesën e dytë e dominuam.

FINAL FOUR– Ne duhet të përqëndrohemi në ndeshjen me Kukësin. 4-shja shikohet në ndeshjen e fundit, mendoj vetëm Kukësin”, përfundoi Mehmeti

FJALËT E EDI MARTINIT

Trajneri i Teutës, Edi Martini me doza ironie u shpreh

HUMBJA– Bëmë pjesë të parë shumë të mirë, në të dytën ra ritmi. Të luash të diel dhe të mërkurë, problem. Qendrat e mbrojtjes luftuan fort pjesën e parë, nuk e lanë kundërshtarin të vinte. Lodhja bëri punën e vet, dhe fati është çështja e lojës.

MORALI- “S’na falet të thyhemi moralisht për penallti. Shumica e lojtarëve nuk kanë mbajtur shumë peshë vitin e kaluar në ekipet e tyre. Duhen lider. Ajo që binte në sy ishte lodhja se harxhuam shumë energji me Tiranën. Gjini për pak ditë 4 ndeshje, që është pikë e fortë”.

IRONIA- Fatkikisht ne një derbi i Durrësit, Dinamo dhe Teuta, të bëhej në fushën e Durrësit. Gjithsesi erdhëm këtu dhe ndikoi. Ishim përgatitur për në Durrës dhe na lodhi pak rruga”. Përfundoi Martini

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)