U përfol për një kalim te Venezia, Elbasani bën goditjen e madhe me futbollistin çek (EMRI)

Martin Janacek

Elbasani ka gjetur zgjidhjen në portë, pas largimit të Abalorës, klubi verdheblu mësohet se ka firmosur me Martin Janacek. Lojtari u përfol edhe në merkaton e dimrit për një kalim te skuadra italiane Venezia, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Gardiani 24-vjeçar ka qenë një nga objektivat kryesorë të klubit verdheblu dhe tashmë është shumë pranë prezantimit si portieri i ri i ekipit. Të paktën këtë pohojnë burime pranë klubit, që shohin te çeku një garanci në portë. Mësohet se elbasanasit kanë mundur konkurrencën e disa skuadrave të tjera që patën kërkuar shërbimet e tij. Nëse nuk do të ketë surpriza rrugës, zyrtarizimi pritet në ditët në vijim, por duket se Elbasani ka bërë një goditje të rëndësishme në merkato, duke siguruar një portier cilësor dhe me të ardhme.

Ai është rritur tek akademia e SK Dynamo Ceske Budejovice dhe është aktualisht pjesë e këtij klubi, me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij muaji dhe do të vijë në Elbasan si një lojtar i lirë. Për Martin Janacek, kjo mund të jetë aventura e parë jashtë Çekisë, ndërsa për Elbasanin është një sinjal i qartë për ambiciet e sezonit të ri. Me një vlerë në treg që shkon në 200 mijë euro dhe me eksperiencë edhe në kombëtaren U-17 të Çekisë, ai shihet si një përforcim me peshë për skuadrën e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.

Related posts

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore

✉️Detajet për raundin e parë të Europës, shuma që do të përfitojnë 4 klubet e Superiores 💵

Nga Shpëtim Duro te Collella, Sinan Idrizi vendos përfundimisht emrin e trajnerit të ri të Flamurtarit