“Marr kërkesa nga më absurdet”/ Fjoralba Ponari ka një mesazh për të gjithë ata që e pyesin për shtatzëninë e Einxhel

Që në momentin kur Einxhel Shkira konfirmoi lajmin e shtatzënisë së saj, le të themi që e gjithë jeta e ish-banores së Big Brother, që nga marrëdhënia me partnerin, Dj Dagz e deri tek detajet nga pritja e ëmbël, kanë qenë në qendër të vëmendjes, falë edhe kuriozitetit të publikut e sidomos fansave të saj. 

Megjithatë, edhe pse Einxhel ndan vetë herë pas here copëza nga jeta e saj tani dhe si po e përjeton shtatzëninë, duket se kërkesat që merr kanë kaluar deri në kufijtë e “abuzimit” dhe këtë na e ka zbuluar mikesha e saj e ngushtë, Fjoralba Ponari. Në rubrikën “Ask me a question” në Instagram-in e saj, moderatores së Portokalli i është kërkuar që të tregojë si Einxhel ja tha që është në pritje të ëmbël, e duke marrë shkak nga kjo pyetje, ajo ka marrë kohën e saj për të folur më në tërsi për shoqen e saj. 

Ndër të tjera, Ponari thotë se edhe pse shumë pyetje mund të jenë dashamirëse, ka edhe nga ato që janë shumë absurde, ndërsa pyet veten nëse është vërtetë kaq e vështirë që njerëzit ta respektojnë vendimin e Einxhel dhe përjetimet e saj në këtë periudhë, pa presione dhe kërkesa.

Fjalë prej shoqeje të vërtetë…

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)