“Indrit Myrtja na shkatërroi”/ Trajneri i Apolonisë nuk kursehet, kërkesa e tij shkon deri në FSHF: Presidenti Duka duhet të merret me këtë problem

Marko Jovanovic

Kastrioti-Apolonia u mbyll me fitoren 1-0 për kturanët, në një përballje të luftuar deri në minutën e fundit. Goli i vetëm i sfidës shënuar nga Kapllani i dha tre pikë të arta Kastriotit që tashmë sheh me optimizëm objektivat e sezonit, por përtej rezultatit, vëmendja pas ndeshjes u përqendrua te deklarata e trajnerit të Apolonisë Marko Jovanovic.

Tekniku serb u paraqit dukshëm i irrituar, jo aq me lojën e skuadrës së tij, sa me arbitrmin e takimit. 38-vjeçari ngriti tone kritike ndaj vendimeve të arbitrit Indrit Myrtja, që sipas tij ndikuan në rrjedhën e ndeshjes.

“Mendoj se ky klub meriton më tepër respekt, ekipi im është fitues, na mohuan një penallti, shënuam dhe na u akordua pozicion jashtë loje. Gjykimi po na shkatërron dhe kemi humbur 15 pikë ose më shumë nga gabimet e arbitrave. E repsektoj presidentin Duka dhe Federatën, por kjo është është me tendencë dhe duhet të merret me këtë probme. Nëse jam problemi, unë largohem, nuk kam fjalë të tjera. Ky arbitër na shkatërroi, edhe në takimin ndaj Besës bëri të njëjtën gjë. Nuk kemi se çfarë të flasim më për futboll.” Përfundoi deklaratën trajneri Marko Jovanovic

Related posts

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën

“Problemi te Partizani janë njerëzit rreth presidentit”, Haxhia zbulon prapaskenat te demat: S’na lanë të ndërtonim ekipin’

Akuza për pështyrje dhe ofendim, Dinamo mbron Dejvi Bregun (POSTIMI)

1 comment

Vllaznia i kujton Tiranës rënien nga kategoria (video) 24/02/2026 - 19:26
[…] […]

Comments are closed

Add Comment