Mario Mitaj i ka dhënë fund huazimit të tij në Arabinë Saudite te Al Ittihad. Kjo për shkak se klubi arab e ka blerë përfundimisht kartonin e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.
Vetëm 4 milionë euro ka paguar Ittihad te Lokomotiva e Moskës, me klubin rus që zotëronte kartonin e futbollistit deri më sot. Ndërkohë që Mitaj ka firmosur me arabët një kontratë 3.5 vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2028.
Kujtojmë se 21 vjeçari shqiptar e ka nisur karrierën e tij në Athinë me skuadrën e AEK, për të kaluar më pas në Rusi te Lokomotiva e Moskës. Ndërkohë që në aventurën aktuale me Ittihad, Mitaj është kthyer në protagonist kryesor.
سوبر ميتاي مكمل مع الاتحاد ✍️💫#شتوية_العميد pic.twitter.com/kapTtsNvqO
— نادي الاتحاد السعودي (@ittihad) January 31, 2025
REAGIMI I TIFOZËVE
Mario Mitaj ishte në formë fantastike te ekipi arab i Al Ittihad derisa u la jashtë fushe për shkak të rregullave në ligën arabe të futbollit.
Në 10 ndeshjet e fundit, lojtari i Kombëtares u vlerësua me notën 7 e sipër nga SofaScore. Por për fatin e tij të keq ai u la jashtë ekipit për shkak të rregullave të ligës së Arabisë Saudite.
Arsyeja ishte kthimi nga dëmtimi i lojtarëve të huaj dhe liga arabe nuk lejon që në skuadër të ketë më shumë se 8 lojtarë të huaj për ndeshje. Edhe debutimi i Mitajt u vonua për shkak të këtij rregulli. Fati i buzëqeshi shqiptarit nga dëmtimet pasi në të kundërt do kishte mbetur për shumë kohë jashtë fushës.
Tifozët e klubit arab reaguan ashpër pas përjashtimit të Mitaj nga ekip sepse Al Ittihad pësoi humbje në ndeshjen e parë pa talentin shqiptar në fushë. Por me sa duket ky nuk do jetë fundi i fatit të keq të Mitajt sepse ai do vazhdojë të mbetet jashtë fushave derisa një nga futbollistët e huaj të dëmtohet.