“E mbyllim si kampion”, administratori Çoku tregon Elbasanin e Superiores: Ja çfarë do ndodhë me Nevil Deden

Tre vite më parë, AF Elbasani u krijua për t’u krijuar një klub i madh. Në fakt ashtu po ndodh, të gjithë po presin të kurorëzojnë si duhet këtë edicion futbollistik, teksa ngjitjen në Superiore kërkojnë ta arrijnë përmes titullit kampion. Në gjashtë sfidat e mbetura, verdheblutë kërkojnë të japin maksimumin dhe të ruajnë vendin e parë. Në një prenoncim, administratori i klubit AF Elbasani, Marenglen Çoku u shpreh.

FJALËT E MARENGLEN ÇOKUT

OBJEKTIVI– Asnjëherë të mos shkojmë në vetëkënaqësi pa e siguruar ende matematikisht. Në situatën ku jemi, duam ta mbyllim si kampionë këtë kategori për të përligjur investimet dhe synimet tona, por edhe për të kënaqur tifozerinë që na ka mbështetur gjithnjë.

TRAJNERI I ARDHSHËM NË SUPERIORE– Çdo punë matet me rezultate, sidomos në futboll. E njëjta gjë është edhe me trajnerin Nevil Dede. AF Elbasani është drejt realizimit të objektivave, për më tepër që edhe lojërat kanë qenë të mira, sidomos javët e fundit ku kemi treguar potencialin tonë të vërtetë. Bashkëpunimi që kemi pasur deri tani ka qenë shumë i mirë dhe nuk shohim arsye pse të mos e vijojmë. Bisedat nuk kanë munguar, por për aq kohë sa jemi ende në aktivitet, është një situatë në diskutim e sipër. Nga të dyja palët është dëshira e mirë për të vijuar dhe kjo është e rëndësishme.

ELITA- Synimi ynë është që edhe në Superiore t’i japim tonin, edhe pse është e qartë që nuk është e lehtë. I kemi nisur piketimet e para dhe e kemi të qartë se çfarë kërkojmë aty.Por, si çdo punë nuk kemi ndërmend të nxitohemi, por t’i marrim gjërat me radhë dhe në kohën e duhur. Të sigurojmë njëherë matematikisht ngjitjen dhe më pas do ulemi të gjithë bashkë dhe të shohim se ku do ndërhyjmë. Përfundoi Marenglen Çoku

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)