Frikë te Partizani, mbrojtësi u dëmtua ndaj Laçit në Kupë, pritet të mungojë në derbi ndaj Tiranës

Marçelino Preka

Marçelino Preka la sot fushën e lojës në minutën e 71-të, ndërsa reklamoi një dëmtim. Partizani po luante përballë Laçit, teksa ndeshja pati vlerë për çerekfinalen e Kupës dhe u mbyll me barazim 0-0.

Vendin e Prekës e mori Domgjoni. Tashmë mbrojtësi i Partizanit duhet të presë për të mësuar shkallën e dëmtimit. Ky lajm aspak i mirë vjen vetëm 4 ditë para derbit me Tiranën.

Pavarësisht kësaj, Partizani ka alternativat më të shumta në qendrën e mbrojtjes. Kujtojmë se Preka i kishte lënë pas dëmtimet që e shoqëruan gjatë dy sezoneve të kaluara me “demat”. Pas ikjes së disa titullarëve, është ai që ka marrë shiritin e kapitenit.

LEXO ME SHUME:Kupa e Shqipërisë/ Egnatia sheh gjysmëfinalen në horizont, Partizani nuk mposht dot Laçin me 1 lojtar më tepër

Laçi dhe Partizani përsërisin rezultatin e kampionatit edhe në Kupën e Shqipërisë, duke ndarë pikët me një 0-0 në ndeshjen e parë çerekfinale. Edhe pse të kuqtë patën një lojtar më shumë për më shumë se 70 minuta, ata nuk arritën të thyenin bardhezinjtë, duke komplikuar rrugën e tyre drejt kualifikimit. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Tiranë.

Kartoni i kuq ndryshon skenarin

Trajneri Veselinovic bëri disa ndryshime në formacion, duke u dhënë hapësirë lojtarëve që kanë luajtur më pak deri tani, mes tyre edhe portierit Hoxha. Por planet e tij morën një avantazh të papritur që në minutën e 18’, kur Prodani u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Bytyçit. Me një lojtar më pak, Laçi u detyrua të rigrupohej, ndërsa Partizani mori kontrollin e lojës, por pa ide të qarta për të shfrytëzuar epërsinë numerike.

Related posts

FOTO/ Statistika zhgënjyese për Partizanin, në 180 minuta ndaj Laçit vetëm 2 goditje në portë

Moment i veçantë! Papa Françesku “bekon” fanellën kuqezi, takimi me Armand Dukën (video)

“Kupa është një mundësi e mirë”, Ivan Gvozdenovic sfidon Vllazninë në ndeshjen e ardhshme: Do të luajmë fort, nuk dorëzohemi