Maqedonia e Veriut nis vaksinimin e deputetëve

Maqedonia e Veriut ka nisur të premten vaksinimin e deputetëve kundër COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur për mediat se deputetët do të vaksinohen me vaksinën ruse Sputnik V.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u ka dorëzuar institucioneve shëndetësore listën me të gjithë 120 deputetë, të cilët janë njoftuar për vendin dhe kohën e vaksinimit.

“Të gjithë ata kanë të drejtë të vendosin nëse duan ose jo të vaksinohen. Atyre u është ofruar mundësia e vaksinimit dhe u takon vetë atyre të vendosin nëse duan ose jo të bëjnë këtë”, tha Xhaferi.

Kryeparlamentari Xhaferi tha se shpreson që ky proces do të mundësojë punë më efikase të Kuvendit dhe se nga gjysma e dytë e majit, puna t’i kthehet normalitetit.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…