Mantia

Përbërësit

1 kg miell

1 lugë kripë

1 lugë vaj ulliri

ujë të vakët sipas nevojes

PËR MBUSHJEN

600 gr mish i bluar

5-6 qepë

1 luge e vogel Piper te zi

1 luge e vogel kripë

500 gr ajkë e thartë ose kos

2-3 thelpinje hudher

Hapat

Grijme qepen sa me imet dhe veme te fergojme ne pak vaj

Pasi qepa zbutet shtojme mishin e bluar dhe melmesat

Mishin e ferguar mjaftueshem e leme te ftohet derisa te pergadisim brumin

Per brumin perziejme te gjithe perbersit dhe shtojme ujin e vaket gradualsiht derisa te behet nje mase brumi qe nuk ngjitet per duar

Brumin e punojme me dore dhe ndajme nga ky brum 6 toptha te cilet i mbulojme me lecke kuzhine dhe i leme te qendrojne per 15-20 minuta

Pastaj ne tavoline shtrojme nje mbuloje te madhe mbi te cilen do te rrisim peten per mantia. (Mundet edhe te mos shtrojme fare mbuloj por vetem duhet te lyejme edhe tavolinen edhe peten)

Peten qe ne fillim e rrisim pak me hollues,e lyejme me vaj dhe vazhdojme terheqjen me duar nga pjesa e mbrendshme per nga jasht. Pra, rrisim peten derisa eshte e mundur qe mos te griset

Peten e lyer e kthejm ne forme zarfi ne 1/3 e petes,kurse ne pjesen tjeter qesim nga, mbushja duke pasur kujdes qe sasine per mbushje ta ndajme ne 6 pjese per te gjitha petet

Pastaj fillojme me rrotullimin e petes nga pjesa me mbushje dhe formojme nje role te gjate te cilen do ta presim ne gjatesi 5-6 cm

Mantiat i radhisim ne tepsi te lyer me yndyre, i lyejme me yndyre(margaine te shkrire ose vaj) dhe i veme ne pjekje per 30 minuta ne 200 grade

Pas pjekjes, nxjerrim tepsine nga furra, qesim perzierjen me ajken e tharte ose kosin ne te cilin kemi grire thelpinje hudher sipas deshires dhe tepsine e kthejme prap ne furre edhe per disa minuta

Related posts

kek me molle dhe portokalle

Kek me mollë dhe portokalle – Shije dhe aromë fantastike!

fergese me patellxhan

Patëllxhanë, domate dhe gjizë – Fërgesa me shije perfekte!

Musaka me spinaq

Musaka me spinaq dhe mish të grirë – Ngrohtësi dhe aromë në shtëpinë tuaj!