Manjani: Në ka gjë për t’u vlerësuar te Berisha, është pikërisht…

Juristi Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, e vlerëson mjaft, idenë e primareve të Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, të futur si risi në këtë parti vitin e fundit për të evidentuar kandidatët më të mirë në zgjedhje.

Manjani gjykon se “çdo kandidat që del nga primaret, domethënë, nga zgjedhjet paraprake të anëtarësisë, është vite dritë më i mirë sesa ata që përzgjedhin kryetarët!”

Sipas tij, “llafet që qarkullojnë në Tiranë se X apo Y kandidat “e ka të sigurt kandidimin” dhe se Berisha nuk e ndalon dot, janë dëshpërim demokratik! Janë banditizëm tradicional! Po të jetë për banditizëm politik, shqiptarët kanë plot në pushtet, s’kanë pse hedhin sytë hiç nga opozita.”

“Berisha, në ka gjë për t’u vlerësuar, është pikërisht ideja e caktimit të kandidatëve me primare. Në primare nuk flasin dot më, kryetarët, por anëtarët! Jam i mendimit që primaret duhen hapur edhe për jo-anëtarët e partive përkatëse”, ka sugjeruar në fund, Ylli Manjani.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…