Manjani kritikon ashpër Yuri Kim: Sjellja e saj është përkufizimi i konceptit “nongrata”

Nga Ylli Manjani

Dy gjëra:
Unë nuk “sulmoj”, por kritikoj Yuri Kim. Kritikoj sjelljen e saj dhe nuk e fyej duke përdorur epitete. Dhe po për mua zonja Kim është legalisht dhe praktikisht nongrata. Ka kaluar çdo limit. Sjellja e saj është përkufizimi i konceptit “nongrata”.


Nuk e mbroj unë Elisabeta Imerajn. Nuk jam avokat i saj, edhe po të isha do ta mbroja në institucione jo në publik. Por nuk pranoj as gjuhën e as sjelljen diskriminuese e krahinore që është “modë” politike në vend! Nga ana tjetër, vettingu nuk mund të bazohet në letra anonime por në ballafaqim faktesh e provash. Është krejt tjetër gjë opinioni që krijojmë për secilin gjykatës e prokuror, por faktet janë fakte. Vettingu dhe veçanërisht prania e ONM në proces u pranuan për gjykime profesionale dhe të bazuar në fakte dhe jo sulme verbale me anonimatë.


Desha ti bëj këto dy saktësime, për “të interesuarit”…
Përndryshe këto tema diskutuam me Krastën mbrëmë.
Ah po, zgjedhja e Presidentit të ri më shume sesa një emër duhet të jetë një proces. Vendi ka nevojë për dialog politik që qetëson gjërat dhe jo ti përkeqësojë akoma më shumë se ç’janë. Dhe dialogu bëhet me opozitën reale, jo me alibashët…

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij