Manjani: Bindja se Rama të shkarkon dhe më pas të arreston është diktatoriale!

Nga Ylli Manjani

Ideja që Arben Ahmetaj do arrestohet tani që e shkarkuan është dominante. Model i ilustrimit të konceptit të psikologjisë sociale të pritshmërisë perceptive.

Në fakt është e tmerrshme të shohësh se si publiku e “mirëpret”drejtësinë e partisë mbi “armikun” e brendshëm të saj.

Bindja tashmë është e plotë se Rama të shkarkon dhe të arreston!

Kulmi!

Fiks si në në kohën e Enverit. “Partia ime më arreston”…

Sukses i papaparë i reformës! Rilindi drejtësinë popullore, drejtësinë e partisë mbi çdo të keqe.

Përtej kësaj pritshmërie publike, mendoj se Arbeni as do arrestohet e as do i hyjë gjëmb në këmbë.

Shkarkimin e tij e shoh më shumë si një hakmarrje të çastit të udhëheqësit të lindur mbi disa dyshime për rrjedhje muhabetesh, sesa si masë penale.

Ndoshta e kam gabim,por mua kështu më duket kjo historia e Benit.

Ndërsa pritshmërinë e publikut për drejtësinë që ofron Rama e shoh të frikshme!

Diktatoriale madje.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…