Manfredas Ruzgis është kryefjalë te Vora në këtë sezon. Me 16 gola po udhëheq skuadrën e tij drejt Superiores.Vora ka postuar një video në rrjetet sociale ku zbulon se Ruzgis do të bëhet baba me djalë. Gjinia e bebit që do lindë është zbuluar pikërish në stadium.
Atmosfera ishte e ngrohtë dhe sigurisht që emocionet të mëdha. “E vlerësoj dhe faleminderit për çdo gjë”, u shpreh Ruzgis.
Kujtojmë se Vora kryeson e vetme në Kategorinë e Parë. Objektiv i këtij sezoni është vetëm ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.
LEXO ME SHUME:VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…
Ditmar Bicaj foli pas humbjes se Burrelit. Vora hipotekoi një tjetyër sukses karakteri duke mposhtur minimalisht burrelin në “Liri Ballabani”. Kryeqytetasit ruajnë kryesimin në Kategorinë e Parë falë finalizimit të Francesko Hasajt në pjesën e dytë.
Supersfida e javës së 21-të të Kategorisë së Parë nisi e kujdesshme më të dyja ekipet që u munduan të ruajnë ekuilibrat duke e spostuar lojën në gjysëm-fushë. Pavarsisht se rastet për shënim ishin me piklatore agresiviteti për të fituar duele nuk munguan. Skuadra e Ditmar Bicajt provoi të zbresë me anë të kundërsulmeve duke shfrytëzuar shpejtësinë e kapitenit Florenc Farruku, ndërkohë nga ana tjetër vorakët provuan të ishin kërcënues me daljet nga krahët. Përtej intensitetit të lojës pjesa e parë u mbyll me rezulatin e bradhë 0-0.