“Mami po vdes, të dua”/ TRAGJEDI në Spanjë! Shkrumbohen 3 klube nate, 13 të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku tre klube nate janë përfshirë nga flakë masive duke lënë të vdekur 13 persona.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në qytetin juglindor të Spanjës, Murcia, ku një zjarr shpërtheu në klubin e natës Fonda Milagros, i njohur si La Fonda. Më pas u përhap edhe në klubet ngjitut.  Mes të vdekurve ishin edhe anëtarët e një familjeje që festonin ditëlindjen.

Mes dëshmive prekëse është edhe ajo e babait të një viktime që ka publikuar në rrjetet sociale audion e mesazhit të marrë nga vajza e tij rreth orës 6 të mëngjesit.

“Mami të dua, po vdes”, dëgjohet vajza, e cila flet mes britmave të njerëzve të tjerë brenda në klub. Shumë të mbijetuar thanë se menjëherë pas shpërthimit të zjarrit është fikur rryma.

Klubi ndodhet në zonën Atalayas në Murcia, dhe zjarri besohet të ketë filluar rreth orës 06:00 (04:00 GMT).

Gati 15 orë më vonë, ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi atë. Por kryetari i bashkisë së Murcias, Jose Ballesta, u tha gazetarëve më herët gjatë ditës se zjarri kishte shpërthyer në katin e parë të klubit.

Diego Seral, drejtori i policisë kombëtare, tha se çatia e La Fonda ishte shembur, gjë që e bënte të vështirë gjetjen e viktimave dhe zbulimin e asaj që kishte ndodhur.

Related posts

Lëkundje tërmeti në Greqi/ Ja ku ishte epiqendra

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!