Mami më e famshme e momentit ka ditëlindjen dhe Beatrix e Albani ia bënë ditën më të bukur!

Mamaja e dy këngëtarëve, Beatrix dhe Alban Ramosajt, Antigona feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë speciale dy fëmijët e saj u kujdesën t’ja bënin ditën më të bukur me urimet e tyre. “Mami më e famshme e momentit”,-e thërret Albani të ëmën teksa i shpreh dashurinë duke i thënë se e do sa jetën e tij.
Ndërsa Beatrix i ka bërë një dedikim të gjatë ku e falenderon për sakrificat dhe shembullin që i ka dhënë si nënë.

“Gruaja më trime ka lindur sot! Gëzuar ditëlindjen mami im e ëmbël! Shoqja ime e ngushtë. Mamaja më e mrekullueshme që ka sakrifikuar kaq shumë. Ti je shembulli perfekt i nënës perfekte. Të dua dhe do të vlerësoj përgjithmonë! Numëroj bekimet e mia çdo ditë. Bekimi më i madh nga të gjithë është që të kem një nënë të bukur, të kujdesshme si ty në jetën time. Lutem për më shumë vite, më shumë fuqi, më shumë shëndet, më shumë pasuri dhe çdo gjë që zemra jote dëshiron. Uroj që ditët e tua të jenë aq të mrekullueshme siç je dhe ti. Të dua!”, ka shkruar Beatrix.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)