Mamaja e saj humbi jetën nga kanceri i gjirit/ Këngëtarja shqiptare merr një nismë të rëndësishme

Disa muaj më parë, këngëtarja Xhesika Polo humbi mamanë e saj për shkak të sëmundjes së kancerit të gjirit. Fill pas këtij momenti ajo vendosi të dhurojë protezën e mamasë për t’i ardhur në ndihmë një gruaje që nuk ka mundësinë ta blejë atë. Ndërsa së fundmi Polo ka vendosur të hapë një fondacion, kontributet e të cilit do të shkojnë në ndihmë të femrave që vuajnë kanceri ose e kanë kaluar atë.

“Tetori eshte muaji i Kancerit te Gjirit. Breast cancer awareness! Une humba mamane time para 8 muajsh nga kanceri i gjirit. Tani kam nje qellim. Kam krijuar nje faqe ne nder te Florences mamit tim te shtrenjte. Kjo faqe ka si qellim te rrisi fonde per te ndihmuar femrat qe kane kancert ose qe e kane kaluar ate. Jam e lumtur qe po e ndaj kete gje me ju. Fondet shkojne direkt tek fondacioni! Uroj ta shpendani sa me shume dhe te kontribuoni ❤Linkun e gjeni ne Bion time”, ka shkruar Xhesika në postimin e fundit.

Kujtojmë se Polo ndan shpeshherë kujtime të ndryshme me mamanë duke theksuar se ajo mbetet dashuria më e madhe e saj.

Burimi: revistawho.com

Related posts

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)

Gjesti HABIT me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar… (VIDEO)

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…