Maluma fotografohet me të dashurën e re/ Ja kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën

Këngëtari kolumbian Maluma u fotografua nga paparacët duke bërë një shëtitje në rrugët e Beverly Hills me një vajzë që sipas mediave latine është e dashura e tij. Identiteti i vajzës është zbuluar menjëherë dhe bëhet fjalë për arkitekten kolumbiane, Susana Gómez.

Gómez është një arkitekte dhe është shumë larg botës së argëtimit. Mësohet se ajo dhe Maulma kanë qenë miq të mirë prej vitesh, por së fundmi duket se gjërat kanë shkuar përtej një miqësie. Mediat latine bëjnë me dije se Susana ka qenë e martuar, por është divorcuar disa muaj më parë.

Maluma dhe Susana dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, madje nuk i shpëtoi aparatit fotografik as momenti kur këngëtari latin përqafoi atë me dashuri.

Të dy ishin veshur me bluza me të njëjtat printe, duke u kombinuar në mënyrë perfekte së bashku, për shëtitjen e tyre të parë publike. Bluza mbante logon e hitit muzikor që Maluma publikoi këtë verë, “Hawai”.

Këngëtari nuk ka publikuar ende asgjë në rrjetet e tij sociale, duke u treguar i duruar për ta bërë lidhjen publike.

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)