Gjithçka mund të pritej, përveçse një tifozi që futej në fushë kur ndeshja luhej me dyer të mbyllura. Një gjë e tillë ndodhi mbrëmjen e djeshme në ndeshjen midis Mallorcas dhe Barcelonës (0-4), e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.
Tifozi arriti të kapërcente çdo lloj pengese dhe arriti të futej në fushën e lojës për t’i kërkuar fillimisht një fotografi Jordi Alba-s, futbollistin më të afërt me vendin ku hyri dhe më pas të drejtohej drejt idhullit të tij më të madh, Lionel Messi.
Mirëpo ai ishte i pafat pasi forcat e sigurisë arritën ta neutralizojnë dhe e shoqëruan jashtë stadiumit. Çfarë mund të themi, La Liga është rikthyer të na befasojë, por jo deri në këtë pikë.
Kujtojmë që Barcelona fitoi ndeshjen me rezultatin e pastër 4-0 dhe Messi arriti të shënoi golin e tij të parë pas rikthimit. Megjithatë kjo sfidë do të mbahet mend për pushtimin e fushës nga tifozi.