Makina tek ‘Brryli’ përfshihet nga flakët në ecje, tjetër mjet përmbyset në Kashar: Plagoset pasagjerja

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qafë-Kashar në drejtim të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin S.H., ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është përmbysur mjeti dhe është dëmtuar pasagjerja në mjet shtetasja T.K., 59 vjeçe. Kjo e fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu një tjetër incident ka ndodhur tek Brryli, si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese shtetasen B.K., ku ka vetëm deme materiale.

Njoftimi i policisë: Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:15, nga Qafë-Kashari në drejtim të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin S.H., ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është përmbysur mjeti dhe është dëmtuar pasagjerja në mjet shtetasja T.K., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:20, tek Brryli, si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese shtetasen B.K., ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën