Makina përplas për vdekje një person me biçikletë/ Ja ku ndodhi aksidenti

Një person është aksidentuar për vdekje në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në rrugën Orikum-Llogara.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka përplasur një person, i cili po udhetonte me biçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Orikum-Llogara, automjeti tip Passat, me drejtues mjeti shtetasin Dh.Q., 23 vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar i cili lëviste me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….