Makina “fluturon” 10 metra në ajër dhe përfundon në hekurudhë/ 2 të plagosur me urgjencë drejt spitalit

Një mjet ka dalë nga rruga në aksin nacional Elbasan- Librazhd në Labinot Fushë duke bërë që të përfundojë në hekurudhën që përshkon përkrah aksit në fjalë .

Hedhja e mjetit ka qenë e fortë dhe për pasojë ka përfunduar disa metra larg rrugës. Burime bëjnë me dije se dy persona janë plagosur dhe po dërgohen me urgjencë në drejtim të Spitalit Rajonal të Elbasanit.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore si dhe emrat e personave të plagosur.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025