Makina e fundit e Mbretit Zog ka mbërritur në Shqipëri, zbulohen dokumentet

Makina e fundit e Mbretit Zog ka mbërritur sot në Shqipëri. Lajmin e bëri të ditur gazetari Blendi Fevziu, i cili përmes disa fotove të ndara në rrjetin social “Facebook” bën me dije se automjeti dhe dokumentet origjinale janë blerë nga Renis Bodinaku.

Ndër të tjera, Fevziu shkruan se makina “Rover” u përdor nga Mbreti Zog, para vdekjes, në Egjipt dhe Francë.

Kjo makinë do të jetë pjesë e muzeut të Bodinakut që do të hapet në Tiranë.

Makina e fundit qe Mbreti Zog perdori ne Egjipt dhe ne France perpara vdekjes, me ne fund kthehet ne Shqiperi. Makina Rover e prodhimit te limituar e vitit 1949, e porositur nga Mbreti shqiptar ne mergim dhe e perdorur prej tij ne Egjipt dhe me pas ne France ishte prej shume dekadash prone e nje koleksionisti francez. Ajo u perdor nga Mbreti deri ne vdekjen e tij ne Paris me 1961. Me interesimin e Ambasadorit shqiptar ne France dhe fale pasionit te Renis Bodinakut, makina Rover e Mbretit Zog me gjithe dokumentat origjinale u ble nga ky i fundit dhe sot mberriti ne Shqiperi. Do te jete pjese e muzeut qe Bodinaku do hape ne Tirane”, shkruan Fevziu.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025