“”Majmunët” që do testojnë vaksinën janë shqiptarët”/ Altin Goxhaj akuza të forta: Ja deklaratat që përgatitën terrenin

Avokati Altin Goxhaj ka hedhur akuza të rënda nga studio e lajmeve të Fax News ku ishte i ftuar, ndërsa pohoi se klasa politike shqiptare po bashkëpunon për ti bërë shqiptarët eksperiment me vaksinën kundër Covid-19 dhe për këtë përdor si argument deklaratat e tyre.

Goxhaj ka akuzuar me emër Edi Ramën, Skënder Bratajn nga ana e qeverisë, si dhe Lulzim Bashën, Tritan Shehun, Gazment Kodozin nga ana e PD-së se po ndjekin protokollin që sipas tij është udhëzuar nga jashtë për deklaratat e tyre në lidhje me vaksinimin.

Teksa ka analizuar proceset përmes të cilave kalon testimi i vaksinave, efektet që jep apo zgjatjen në kohë, avokati tha se shtetet e fuqishë, që po përgatisin atë nuk kanë kohë për të humbur, e nëse më parë theksoi eksperimenti bëhej tek majmunët, këtë radhe majmunët do të jenë shqiptarët.

“Pyetja që ngrihet është a janë testuar këto vaksina. Kanë një kohë shumë të gjatë për testim, vaksinat duhen testuar fillimisht nga disa vullnetar. Sa më i madh të jetë numri i të testuarve aq më shpejt shkohet drejt finalizimit. Është në varësi të numrave të njerëzve. Janë një histori shumë e gjatë e historisë njerëzore. Duihet që shqiptarët kanë bërë disa vaksina, por nuk ka qenë një popullsi që ka bërë vaksina për gripin, ndërkohë që këto vaksina njihen si pasojë e kategorive të caktuara.

Nuk ka asnjë rast në botë që të kemi pasur një vaksinim të të gjithë popullsisë për një gri stinor. Arsyeja është se gripet forcojnë imunitetin, nuk ka vaksinë që shëron gripin. Kur ne themi vaksinim gripi, ne kemi memorie dhe e dimë që vaksina gripi ka pasur gjithmonë dhe janë bërë vetëm për kategori të caktuar.

Kam konstatuar që PD, Lulzim Basha, Tritan Shehu, Gazment Koduzi që është në majën e piramidës së shëndetësisë në PD, në bashkëpunim me piramidën e rilindjes janë të angazhuar për ta shitur popullin shqiptar për eksperimentet e Bill Gates. Kanë marrë përsipër të bëjnë popullin shqiptar, kavien e parë të botës. Bota ka nevojë për të hedhur vaksinat e tyre, në vende si Amerika, Gjermani, Franca apo Belgjika.

Ju dhatë lajme sot se edhe në Rusi. Bëhet fjalë për popullsi të mëdha me kosto të lartë jetese. Që të hedhësh vaksina duhen testuar, u duhet të shpejtojnë në kohë që në këtë rast është flori. Është një eksperiment në luftë me kohën, por ndryshe është kur teston një grup të vogël vullnetarësh. Koha nuk pret, vullnetarët duan kohë të japin rezultate. Bota është gati të paguajë shumë para për të fituar kohë. Vala e dytë është propagandë dhe politikë që mua më bllokon Facebook OBSH se publikoj të dhënat e ISHP, ndërsa ma marrin për propagandë.

U duhet një popullsi e madhe dhe të testojnë me shpejtësi llojet e vaksinave për 2-3-4 muaj, në mënyrë që të zgjedhin se cila prej tyre do të ketë sukses. Zakonisht vaksinat e para bëhen me majmunët, këtë radhë do të bëhen me njerëzit, dhe këtë herë majmunët janë shqiptarët.

E kam marrë lajmin nga ju, Basha i bën thirrje Ramës: ‘Siguroni të gjitha masat që të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë’. Kurrë në histori nuk ka ndodhur vaksinë gripi për të gjithë, në asnjë vend të botës jo më në Shqipëri. Del pas kësaj Tritan Shehu, dhe thotë se qeveria të mbyllë kontratat me prodhuesit për mbulimin e hershëm të popullsisë. E thotë me prodhuesit, korporatat, jo me BE fjala vjen.

Gazmend Koduzi ka një javë që del në çdo ekran, nuk e njihte njeri më parë, dhe ky bën shpjegime shkencore pse duhet vaksinuar gjithë popullsia. Krejt nuk do të thotë ata që duan, por të gjithë. 95% e popullsisë ka frikë nga vaksina dhe mbi 80% refuzojnë ta bëjnë. Kurse opozita thotë ‘krejt’.

Rama ka caktuar Skënder Bratajn që bënte sikur ishte me Covid, por si kokrra e mollës. Ky tha se duhet të kemi frikë gripin e stinës. Koduzi ka rubrikë të tij në institutin e Bill Gates. Ky merret me studimet e këtij instituti, merr fonde nga Gates, ndash nga Fonacioni Soros. Ju kujtoj maskat, a nuk ishte PD që kërkoi maskat me çdo kusht, dhe Rama nxori Manastirliun se do vendoste gjoba për çdo person edhe tek shkalla e shtëpisë. Tritan Shehu deklaron publikisht që maskat të përdoren edhe në ambientet e hapura. Këta të PD-së na thonë edhe vaksinat për krejt popullsisë, dhe vjen Rama e i bën me detyrim”, tha Goxhaj.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024